21 vjeçarja aksidenton për vdekje një person, ngjarja në Durrës-Tiranë

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë ku një person është aksidentuar për vdekje.

Aksidenti ka ndodhur në orën 20:35 kur një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.