Del biseda/Drejtoresha trondit mjekët për koronavirusin: Merrni raki se këtu nuk ka as doreza-Audio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar përmes një audio, ku dëgjohet Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, Blerta Berberi, e cila i thotë stafit mjekësor se kjo qendër nuk siguron dot mjetet mbrojtëse për koronavirusin.

Në bisedën e publikuar, nga ish-deputeti  Berberi dëgjohet teksa ua jep me numër maskat stafit mjekësor dhe shprehet se nuk ka doreza dhe alkool për ata, edhe në rastet kur mund të përballen me persona të infektuar. Një këshillë nga drejtoresha është që mjekët të marrin “raki me vete nga shtëpia”.

DEBATI: Blerta Berberi: Dhe bini pre e njerëzve që vijnë dhe ju provokojnë kaq kollaj. Pse nuk vijnë atje në qendër po vijnë dhe ju gjejnë juve këtu? Nejse, kemi marrë maska. Po të dorëzoj këtë që ka 40 copë dhe kush të jetë në punë, do të marrë një maskë çdo ditë me numër, dhe në fund të javës do të raportosh sa ke shpërndarë, sa të kanë mbetur.

Vjen edhe lista ditën e hënë dhe do e japësh me listë me data dhe me çdo gjë tjetër.

Mjekja: Po dorezat?

Blerta Berberi: Doreza për momentin nuk kemi, se s’kemi marrë ndonjëherë se I përdorim në kirurgji dhe injeksione.

Mjekja: Po alkool?

Blerta Berberi: Alkoolin merreni një në farmaci dhe përdoreni.

Mjekja: S’ka as në farmaci.

Blerta Berberi: Kur të vijë do e marrim. Po kemi çezmën, sapunin edhe…

Mjekja: Pasdite s’ka ujë.

Blerta Berberi: Do të flas për këtë pjesën e ujit.

Mjekja: Të marrim raki nga shtëpia…

Blerta Berberi: Po, merre, dezinfektantë të ndryshëm.

Mjekja: Kur na kërkojnë vizitë shtëpie këta që janë me temperaturë…

Lexo edhe :  Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Blerta Berberi: Ti gjithmonë pyet për vizitat në shtëpi…

Mjekja: Po si të shkojmë në shtëpia?

Blerta Berberi: Shko me përparëse

Mjekja: Pse të mbroka përparësja?

Blerta Berberi: Po ça i ke këto që thua?

Mjekja: Kur shkoj në vizitë shtëpie, kjo maska që unë kam nuk më mbron.

Blerta Berberi: Gjej një që të mbron, mua këto që më jep shteti, këto ju jap.

Mjekja: Atë ma gjej ti, unë s’kam ku ti gjej.

Blerta Berberi: Ato që më jep shteti unë i shpërndaj, nëse nuk i do refuzoji. Kaq kisha unë. Kalofshi mirë.

Ish-deputeti i PD-së, Spahia shkruan krah videos se qendrave shëndetësore u mungojnë masat më elementare për t’u mbrojtur nga një infektim i mundshëm me koronavirus.

“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit të ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën.”, shprehet ai për videon e publikuar.

Të fundit

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Lajme të tjera

Web TV