FOTO/ Lajme të mira nga Kukësi, rikthehet kapiteni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i Kukësit Besar Musolli është bashkuar skuadrës gjatë seancës së sotme stërvitorte, pas një mungese që nga ndeshja me skuadrën e Teutës, ku u dëmtua.

Verilindorët janë duke u përgatitur për ndeshjen e radhës ku përballë do të kenë Skënderbeun e Ilir Dajës, pas katër ndeshjeve me rezultate jo të pëlqyeshme.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” klubi verilindor ka bërë me dije rikthimin në fushë të kapitenit të skuadrës.

“Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës për ndeshjen e së hënës ndaj Skënderbeut. Me grupin është bashkuar edhe kapiteni Besar Musolli i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar ndaj Teutës dhe ka punuar me skuadrën!”-shkruhet në postimin e Kukësit./Fjala.al/

Të fundit

Edhe mbi letërsinë, Rusia ka shpallur luftë. Shihni çfarë po ndodh dhe merrni masa

Anna Aslanyan “Nuk digjen dorëshkrimet,” – i thuhet protagonistit të romanit Mjeshtri dhe Margarita të Mikhail Bulgakovit. Këtë sentencë e...

Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

Bashkimi Europian po paguan një çmim të rëndë në këmbim të asaj që quhet “stabilitet” në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Termat e marrëveshjes...

Mandati i kaloi vajzës së tezes, Adriatik Lapaj kërkon anulimin e vendimit: Më takon mua

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun...

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Lajme të tjera

Web TV