Ilir Meta: Gruaja e Bilalit të mos më bëjë mua moral për integrimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Edi Rama se me letrën e Presidentit drejtuar Brukselit po pengohet procesi i integrimit dhe Shqipëria penalizohet në hapjen e negociatave.

Në një konferencë për shtyp, Ilir Meta theksoi se vetëm Edi Rama nuk mund të bëjë moral për integrimin, pasi sipas Metës, ishte Rama para disa viteve që bllokoi procesin e integrimit me rastin e Fierit.

Kush e ka shkaktuar këtë situatë? Këtë situatë e ka shkaktuar vetë mazhoranca dhe tani do të kapë Gjykatën Kushtetutese.  Ku ka përgjegjësi presidenti këtu? Ata duan të mbrojnë korrupsionin absolut. Kush na bën moral për çështjen e integrimit evropian?  Zonja e  Bilalit? Ajo që na vonoi procesin e integrimit për rastin e Fierit. Kjo vjen për shkak të interpretimit mafioz të mazhorancës që vendosi Dvoranin mbi Kushtetutën”, u shpreh Meta.

Reagimi ndaj Ruçit

Meta ia ktheu Ruçit me një pyetje, teksa tha se Presidenti i ka kërkuar atij bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë për situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka marrë përgjigje prej tij.

Po dëgjoja Rucin pak më parë lidhur me këtë çështje, kam vetëm një pyetje shumë miqësore dhe institucionale: Pse duhet të krijohet gjithë kjo situatë, kur presidenti i ka kërkuar në kohën e duhur atij bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë në përputhje me përcaktimin e Kushtetutës, dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigjeje. Të hënën në mëngjes, tre orë para se të vendosnin për vakancat, kam bërë dhe një mesazh publik.

Mendoj se ai duhet të kërkojë hetim për çështjen e ministres së Drejtësisë, sepse e kupton shumë mirë se është një vepër e patolerueshme. Duhet një analizë edhe nga vetë Kuvendi për t’u pozicionuar përfundimisht në anën e shtetit të së drejtës apo në anën e një grupi mafioz”, tha Meta, duke paralajmëruar qeverinë se “Duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos përgatiten për alibi dhe të shpikin, siç dëgjova dhe dje, që gjoja presidenti iu ka thënë kryeministrave të mos na çelen negociatat. Presidenti është për integrimin sa më shpejt”.

15 marsi, datë e panegociueshme?
Integriteti i Gjykatës Kushtetuese është vijë e kuqe flakë, e patë uraganin kuqezi.

Të fundit

I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme...

Zhegrova publikon mesazhet me kryeministrin Rama: “Faleminderit!”

Pak më parë, u konfirmuar se Edon Zhegrova nga sot e tutje është një shtetas shqiptar. Me miratimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë,...

Flamurtari-Bylis ndryshon destinacion! Arsyeja: vlonjatët pa stadium

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të...

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori që thuhet me zë të...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Lajme të tjera

Web TV