Raportohen rastet e para me koronavirus në Vatikan dhe Holandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Holanda dhe Vatikani kanë raportuar rastet e para të prekura nga koronavirusi më 6 mars, teksa numri i të infektuarve në botë ka arritur në afro 100,000, shifër që pritet të tejkalohet më vonë gjatë ditës.

Vetëm në Kinë, vendin ku është raportuar për herë të parë nga ky virus, deri më tani kanë vdekur mbi 3,000 persona.

“Këto nuk janë stërvitje”, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë thirrje për “përgatitje agresive”, në mënyrë që të luftohet përhapja e virusit.

Mirëpo krahas qeverive, bizneset janë duke e pësuar më së keqi nga kjo situatë.

Disa ekonomi masive, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë ulur normat e interesat dhe janë zotuar për ofrim të miliarda dollarëve për luftim të epidemisë.

Kjo krizë ka shtyrë kompani të mëdha në botë, përfshirë Google, Facebook, Amazon dhe Microsoft t’iu kërkojnë punëtorëve të tyre të punojnë nga shtëpia.

Një ditë më parë, Senati amerikan ka miratuar projektligjin për ndarjen e 8.3 miliardë dollarëve për luftim të kësaj sëmundjeje./rel

Të fundit

Turizmi në mars ra me 2.7%, shumica e vizitorëve erdhën nga Europa Jugore

Pas disa muajve në rritje, duket se marsi nuk ka tërhequr aq shumë turist këtë vit. Individual apo dhe me...

“Inspektorët me një tas me akullore”, Rama tregon mesazhin e pronares së pastiçerisë

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të bizneseve të vogla në Shkodër, kryeministri Edi Rama sot theksoi se me anë të teknologjisë do largohen inspektorët...

Historia e spiunit në zyrën e Hitlerit, si e zbuloi planin e sulmit të Bashkimit Sovjetik

Një libër i ri zbulon historinë e patreguar të një agjenti që kaloi vite pranë nazistëve, duke siguruar inteligjencë kyçe që e ndihmoi Britaninë...

Ermal Meta bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri

Në një intervistë për Vanity Fair, këngëtari Ermal Meta ka ndarë për herë të parë një histori shumë intime të jetës së tij: rrugëtimin...

Kush është i dërguari special i Trump që do takohet në Moskë me Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në Kremlin, si pjesë e përpjekjeve...

Lajme të tjera

Web TV