Studiuesit australianë japin alarmin: Nga koronavirusi do të vdesin 15 milionë njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një studim të ri të realizuar nga Australian National University thuhet se vdekjet nga koronavirusi në nivel global mund të mbërrijnë deri në 15 milionë edhe në rastin e skenarit më të mirë të pandemisë

Në skenarin më shkatërrues ndërkohë, bilanci i vdekjeve mund të shkojë sipas këtyre shkencëtarëve në 68 milionë, duke përfshirë këtu dhjetëra mijëra vdekje në Britani, Shtetet e Bashkuara e Itali.

I njëjti studim tregon se GDP-ja botërore do të tkurret me 2.3 trilionë dollarë kur vala e sëmundjes të ketë kaluar.

Dy kërkuesit që publikuan studimin, Warwick McKibbon dhe Roshen Fernando, paralajmërojnë se edhe nëse arrin të frenohet, epidemia sërish do të ketë impakt të madh edhe në këtë fazë mbi ekonominë botërore. Edhe në përllogaritjet e tyre, numrin më të madh të jetëve të humbura, do të ketë Kina e pas saj, India.

Mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, e dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar.

Koronavirusi shpërtheu në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe tani është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Të fundit

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Lajme të tjera

Web TV