Agron Duka: Rama po vjedh çdo gjë, po na mbron Ilir Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur të gjitha pushtetet. Duke e cilësuar si të drejtë kauzën e presidentit Meta, Duka u shpreh se Rama është duke vjedhur me synimin e tij për të kapur të gjitha institucionet.

Kauza e Presidentit ishte e drejtë. Edhe një fëmijë e kupton qartazi që presidenti kërkon një të drejtë që ia jep Kushtetuta. Rendja për të kapur çdo lloj pushteti e Ramës, është vjedhje. Është përqendrim i pushtetit në mënyrë të padrejtë në një dorë. Ka përqendrim pushteti derisa paraqet rrezik.

Ndaj kemi dalë në shesh, i kemi bërë thirrje edhe simpatizantëve tanë. Kam parë njerëz që janë majtas, apo që nuk janë shumë tifozë të partive politike. Ka pas njerëz shumë më tepër nga Tirana se herët e tjera që vinin nga rrethet, kjo  tregon se është rritur pakënaqësia.

Jemi përballë një risku që mund të na sjellë pasoja të pariparueshme, pavarësisht se nesër ky pushtet mund të bjerë, problemi është çfarë lë pas, dhe pasojat mund të jenë shumë të rënda e të duan kohë të riparohen. ndaj ne duhet të japim kontribut tonë”, theksoi Duka.

Duka komentoi edhe propozimet për reformën zgjedhore të prezantuara një ditë më parë nga kryedemokrati, Lulzim Basha, për të cilat tha se nuk ka pasur një vendim të opozitës së bashkuar.

“Nuk është se ka pasur një vendim të opozitës së bashkuar, ku bëj pjesë edhe unë, por ky ka qenë një mendim i Bashës. Nëse realizohet natyrisht do të ishte pozitive, por mendoj se do të kërkojë një kohë të caktuar që jam skeptik nëse do të arrihet apo ajo. Ama nëse ne do ti mbetemi besnik asaj për të cilën Bundestagu ngul këmbë, pra reformën zgjedhore që duhet të mbarojë deri më 15 mars, nuk besoj që ka vend të diskutohet propozimi i Bashës.

Ne mund të riparojmë aty aq sa mund të riparojmë. Partitë opozitare, madje ka qenë një propozim i z.Mediu ka bërë një propozim të Bashës, dhe të shohim kur të shtrohet në tryezën opozitare, që të lejohen grupimet politike brenda një koalicioni zgjedhor.

Që do të thotë parti të tjera që nuk janë jashtë PD-së, mund të konkurojnë brenda njëri tjetrit dhe ai që merr vota më shumë ai merr deputetin, ai me më pak mund të marri të dytin e kështu me radhë.

Ky do ishte një propozim që do bënte dy gjëra, e para do rregullonte diçka ndaj këtij sistemi që është i padrejtë,  dhe besoj që opzoitës vetë do i bënte mirë, se gjithë këto pakënaqësi ndaj Rilindjes dhe ndaj Ramës, do kishin një mundësi të konkuronin brenda këtij grupi politik.

Kam shpresë që ky propozim të hidhet në tryezë të hënën, dhe të shpresojmë të pranohet edhe nga z.Rama sepse edhe atje ka parti që mund të konkurojnë brenda një grupimi politik të mbështetur nga PS.”, u shpreh Duka për Neës 24.

Ai shtoi gjithashtu se opozita duhet të bashkohet e gjitha në një front të gjerë, me qëllim fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Nëse ne do ta mbyllim historinë e opozitës vetëm më këto 5 partitë, përfshi edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, me PD ne nuk fitojmë gjë. Ky lloj fronti duhet të jetë shumë më i madh, duhet të futen të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverisje dhe duan të japin kontribute, por nuk duan të jenë te PD, e mbase edhe PD s’ka dëshirë t’i ketë në lista, por janë njerëz aktiv.”, vijoi më tej Duka.

Të fundit

‘Terroristja më e bukur e Rusisë’ dënohet me 21 vite burg/ U akuzua për sulme ndaj…

Një nëpunëse civile, e quajtur si terroristja më e bukur e Rusisë, është vënë pas hekurave për 21 vjet...

Moti bën kthesën e fortë të dielën, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Reshje shiu me intensitet të ulët...

Ditët e fundit në pankinë, Milan përgatit shkarkimin e trajnerit Fonseca

Ditët e Paulo Fonsecës në drejtim të Milanit duket se janë të numëruara, me fatin e teknikut portugez që do të vendoset në ndeshjen...

‘Shkëmbim banorësh me Italinë”/ ‘BBV4’, Ledion Liço zbulon detaje nga spektakli

Nesër në darke starton ‘Big Brother VIP 4’ dhe të gjithë jemi sy e veshë që të mësojmë detaje të reja.  Në një intervistë...

Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj

Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të premten më 20 dhjetor se depozitoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, ankimin e fundit ndaj vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV