EMRAT/ Ja cilët janë shqiptarët më të famshëm në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fama e disa shqiptarëve i ka kaluar kufijtë dhe ata tashmë njihen në të gjithë botën. Ata na kanë përfaqësuar denjësisht dhe kanë mbartur vlera të mëdha. Më poshtë janë disa nga emrat më të njohur në fusha të ndryshme:

1. Nënë Tereza
Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria krenohet.

2. Robert De Niro, aktor
Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipërisë.

3. Ismail Kadare – shkrimtar
Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

4. Inva Mula – soprano
Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.

5. Ana Oxa – këngëtare, Itali
Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.

6. Sandra Bullock, aktore SHBA
Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

7. James Belushi – aktor, SHBA
Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.

8. Ferid Murati
Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.

9. Angjelin Preloçaj
Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.

10. Eliza Dushku – aktore, SHBA
Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

11. Agim Kaba – aktor, SHBA
Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

Lexo edhe :  Hëna e re e qershorit: Cilat shenja të Horoskopit janë më të prekura

12. Stan Dragoti – regjisor, SHBA
Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.

13. Riçard Lukaj – ekonomist, Wall Street, SHBA
I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.

14. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA
Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.

15. Emina Cunmulaj – modele, SHBA
Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.

16. Alan Shepard – kozmonaut
Ai u lind ne East Dery, New Hampshire të SHBA më 18 Nëntor 1923. Është me origjinë shqiptare. Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike.

17. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada
Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.

18. James Biberi – aktor, SHBA
Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.

19. George Tenet, – ish-Drejtor i CIA-s
Ish-drejtori i CIA-s, që u bë famshëm prej luftës në Irak, e ka deklaruar vetë në librin e tij autobiografik, se është me origjinë nga Himara.

20. Kristine Elezaj – këngëtare
E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane.. Kristina e lançoi këngën e parë “Let You know” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.

Të fundit

Protestuesit pro-palestinezë mblidhen rreth Shtëpisë së Bardhë

UASHINGTON – Aktivistët pro-palestinezëve kërkuan gjatë fundjavës dhënien fund të luftës në Rripin e Gazës dhe të mbështetjes amerikane...

Përmbyset cisterna që transportonte karburant dhe shpërthen në flakë

Një cisternë që transportonte karburant është përmbysur në autostradën kombëtare që lidh Athinën me Korinthin. Autoritetet kanë ngritur alarmin, pasi ka pasur edhe shpërthime të...

Skandali i TIMS/ Berisha denoncon me emra

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në dritaren e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, foli për skandalin në sistemin TIMS. Berisha tha...

Pas deklaratës së Megit për Xhensilën e Besin reagon Stresi: Ti sa varësi ke?

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit...

Franca dhe SHBA do bëjnë gjithçka që të mos përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme

  Presidenti i Francës Emanuel Macron ka thënë se Franca dhe SHBA do të bëjnë gjithçka për të ndaluar një përshkallëzim më të gjerë në...

Lajme të tjera

Web TV