Frika nga koronavirusi/ “S’po ta jap dorën se nuk dihet”, batuta e Ramës me arkitektin italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrisë Edi Rama ka folur sot publikisht për situatën e koronavirusit COVID- 19.  Shkak u bë një batutë me arkitektin që ishte i pranishëm në bashkëbisedimin me banorët e Shijakut të dëmtuar nga tërmeti.

“Nuk të jap dorën sepse vjen nga Italia” i tha Rama arkitektit dhe kjo shkaktoi të qeshura.

Por më pas i dha dorën. Kryeministri u ndal tek situata dhe shprehu shqetësimin për ato që e quajti “infodemia”

“Jam jo fort i lumtur me të gjithë këtë bombardim lajmesh që u bëhet njerëzve lidhur me koronavirusin që sigurisht është një problem dhe përbën shqetësim të madh për të gjithë botën, por ajo që është e sigurtë që krahas epidemisë, ka një infodemi, epidemi të lajmeve të rreme e komenteve pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë pasigurinë e njerëzve. Dhe kjo nuk ndihmon por pengon shumë në përballjen me epideminë. Apeloj që të jemi të kujdesshëm dhe racionalë në të gjithë kontaktet sepse nuk është çështje trimërie, e as karshillëku.. por ndërgjegjësimi. Të jemi të kujdesshëm.”

Mos ardhtë kurrë- Gjithashtu Rama përmendi dhe videon e cila qarkullon ne rrjetet sociale ku ne qendrën shëndetësore nr 8 personeli kishte maskat me numërim dhe nuk kishte ujë. Rama tha se janë marrë te gjitha masat dhe po përpiqet të hapet panik.

“Ka në Shqipëri që duan me qëllim të përhapin panik dhe së fundmi janë munduar të thonë që ka ardhur dhe jemi munduar ta fshehin, asgjë nuk është e vërtetë. Mos ardhtë kurrë, por I kemi të gjithë përgatitjet tona dhe nëse vjen do ta përballojmë. E rëndësishme është të ndjekim të gjitha burimet zyrtare dhe të mos i referehohemi produkteve të papërgjegjshmërisë së mediave, apo episodeve të turpshme skandaloze, jo ka alkool jo s’ka alkool. Kjo është papërgjegjshmëri dhe nuk ka të bëjë fare me realitetin. Kur Franca që është vendi me sistemin shëndetësor më të njohur për organizimin dhe eficencën detyrohet të bëjë sekuestrimin e të gjitha maskave nga të gjithë se u bë nami kot” 

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV