Kosova/Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruan Donald Trumpit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkroi një letër në fundjavë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku theksoi rëndësinë që ka mbështetja amerikane për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Diplomatët shqiptarë, anëtarë të këtij Këshilli, theksuan se në këto bisedime u duhet qëndruar besnik parimeve të Planit Ahtisari mbi statusin e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë iu drejtua këtë fundjavë me një letër publike presidentit të SHBA-ve Donald, Trump, ku vlerësoi lart përkushtimin e administratës amerikane në përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Në letër për presidentin Trump ndalemi te ajo që e kemi frikë se mund të ndodhë dhe që ne e shohim si një e keqe me përshkallëzim, dhe që është prekja e kufijve aktualë të Kosovës, kufij të njohur ndërkombëtarisht, dhe ajo që thuhet shpesh si këmbim territoresh. Ky do të ishte një çmim me pasoja jo vetëm për Kosovën po edhe për gjithë rajonin” – thotë Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Besnik Mustafaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Këshilli i Ambasadorëve, një organizatë e formuar prej dy vjetësh nga ish ministra të jashtëm dhe ish diplomatë shqiptarë të nivelit të lartë, shprehu besimin se ky dialog Kosovë – Serbi, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA, ofron një mundësi të re për të dy vendet, Ndaj Këshilli e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjellët diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

“Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është një konflikt ende i pambyllur. Dhe SHBA si një vend kontributor i jashtëzakonshëm dhe i dorës së parë për paqen dhe stabilitetin në botë synojnë ta zgjidhin këtë problem. Sepse pa një zgjidhje përfundimtare që do të çonte në njohjen reciproke mes të dy vendeve dhe në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre nuk pritet të ketë paqe të sigurtë mes Serbisë dhe Kosovës dhe në gjithë rajonin” – tha zoti Mustafaj.

Lexo edhe :  Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Ai veçoi nga letra për presidentin amerikan Trump se tanimë janë arritur disa rezultate premtuese me marrëveshjet mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Special, Ambasadorit Richard Grenell, ndërsa tani Kosova ka një qeveri të re VV – LDK.

“Kryeministri është i Vetëvendosjes, gjysma e qeverisë është nga Vetëvendosja, programi i qeverisë është në masë të madhe pjesë e angazhimeve elektorale të Vetëvendosjes, ndërsa kryeministri Kurti ka deklaruar se do t’i drejtojë ai negociatat me Serbinë, duke ia hequr mandatin edhe presidentit edhe parlamentit. Të gjithë këto elementë e kanë shtuar vëmendjen e SHBA ndaj Kosovës” – tha ish ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Mustafaj.

Sipas Zotit Mustafaj, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fort se rezultati i dialogut Kosovë- serbi do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar “Plani Ahtisaari”. Ai shton se ardhja në qeverisjen e Kosovës të Lëvizjes Vetëvendosja e ka rritur vëmendjen ndërkombëtare.

“Nuk mund të them se ka përshpejtuar zhvillimet, po e ka rritur vëmendjen e ndërkombëtarëve, si të BE-së edhe SHBA-ve, e posaçërisht SHBA-të janë besimplotë se gjërat do të ecin ngadalë por në drejtimin e duhur në këto negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Tani duhet vëmendje më e madhe. Për Kosovën është fat i mirë që vëmendja vjen posaçërisht nga SHBA-të, sepse për hir të së vërtetës, garant më i madhe se sa BE-ja lidhur me rezultatet e kësaj marrëveshje dhe me zbatimin e saj janë SHBA-të” – tha zoti Mustafaj.

Këshilli i ambasadorëve shqiptarë thekson se parimet udhërrëfyese të planit Ahtisari sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik, theksohet në letrën drejtuar presidentit Trump nga Këshilli i ambasadorëve shqiptarë.

Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore./VOA

Të fundit

Dy familje përleshen për pronat, çifti i bashkëshortëve përfundon i plagosur në spital!

Një konflikt me motive pronësie mes dy familjeve në Has përfundon në përleshje fizike dhe me pasojë plagosjen e...

Festa që u kthye në kaos, përmbytet jahti luksoz 4.5 milionë dollarësh

Një fundjavë luksi në Miami u kthye në kaos, kur një jaht Lamborghini i tejmbushur me modele dhe influencerë filloi të fundosej në mes...

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill. Shifrat tregojnë se muaji prill pati...

“Giro d’Italia 2025” në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj!/ Rrugët që do bllokohen në 4 qytete

Altin Qato, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore ka bërë një komunikim për mediet këtë të martë (6 maj) në lidhje me bllokimin e...

Ndërpreu vizitën në SHBA pasi u sëmur papritur? Zbulohet e vërteta: Vuçiç gënjeu…

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të premten pasi u sëmur, duke detyruar anulimin e takimeve të planifikuara me zyrtarët...

Lajme të tjera

Web TV