Super tenderi/ 6.7 milionë Euro për mirëmbajtje pajisjesh 4 vite në QSUT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenderat për sektorin e shëndetësisë gjithmonë kanë qenë të akuzuara nga politika për abuzime. Në media janë publikuar shpesh denoncime për abuzime apo shifra të fryra.

Ja sa do të jetë shifra që do të paguaj shteti nga taksapaguesit për mirëmbajtjen e pajisjeve në QSUT.

Në databazën për prokurime transparente sektori shëndetësi do të gjeni të plotë dokumentacionin dhe të dhënat për tenderi me Objekt Mirëmbajtje e Aparaturave Mjekësore në QSU “Nënë Tereza” për një periudhë 4 vjeçare (48 muaj) (shikoje këtu)

Ky tender ka një FOND LIMIT për Marrëveshje Kuadër prej  811’561’048.13 (tetëqind e njëmbëdhjetë milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e dyzet e tetë presje trembëdhjetë) Lek pa TVSH. Në euro 6 652 140 EURO (Gjashtë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë e njëqind e dyzet).

Kontraktimi do të jetë në bazë të një marrëveshje kuadër dhe duke qenë me vlerë të lartë procedura është  E hapur mbi kufirin e lartë monetar. Tenderi është shpallur më 6 shkurt dhe priten ofertat deri në datën 25 mars 2019. Autoritet Prokurues është vetë Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ky është tenderi me vlerë më të lartë sektori shëndetësor 2020, dhe është hera e parë që një shërbim i tillë centralizohet për një kontraktor të vetëm.

Shërbimi financohet nga Buxheti i Shtetit.

Dokumentet Standarde të Tenderit janë të linkuara në pasaportën e tenderit tek Prokurime Transparente (shikoje këtu)

Të tjerë tendera sektori shëndetësi ju mund t’i gjeni në këtë databazë duke klikuar sipas filtrave të kërkimit që ju ndihmojnë të listoni tendera sipas institucionit, sipas biznesit fitues, sipas vlerave, sipas konkurueshmërisë dhe llojit të procedurës dhe kontratës.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, Drita e Kosovës fiton 1-0

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV