“Kaosi në klub ka ndikuar”, Pioli flet për humbjen e Milan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Milanit është mundur nga Genoa me rezultatin 2-1 ditën e sotme dhe kjo gjë duket se ka ndodhur prej kaosit në të cilin ndodhet klubi i kuqezinjve.

Stefano Pioli ka thënë pas ndeshjes se nuk ka pse e fsheh më situatën në të cilin ndodhet skuadra e tij.

Tekniku i Milan u shfaq i zhgënjyer nga loja e djemve të tij, pasi u mundën në shtëpi në javën e 26-të të Serisë A.

“Nuk na duhet një alibi apo justifikim për humbjen, luajtëm pa tifozë, Parma – SPAL u shty për disa minuta, mirëpo në situatë të njëjtë ishte edhe kundërshtari ynë. Nuk mund të them se nuk luajtëm apo se nuk kishim raste. Nga 22 gjuajtje, vetëm disa prej tyre përfunduan në kuadratin e portës. Duhet të bëjmë më shumë për të marrë fitoren që nuk arrihet lehtë”.-tha Pioli.

Më tej ai ka shtuar se do të flasë me lojtarët për të analizuar gabimet e kësaj skuadre.

“Do të diskutojmë edhe një herë me lojtarët se çfarë nuk shkoi dhe t’i analizojmë në përpikëri gabimet tona”,-tha ndër të tjera trajneri i Milan.

Pas javës së 26-të Milani është në vendin e 7 me 36 pikë, e është duke luftuar për një vend në Ligën e Evropës./Fjala.al/

Të fundit

Vuçiç nga Odesa: E falënderova Zelenskin që nuk ftoi përfaqësues të Kosovës në Samit

Nga Odesa në samitin Ukrainë - Evropë Juglindore, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur Kosovën, duke...

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës ka bërë një paralajmërim tronditës duke thënë se nënat britanike duhet të pranojnë që bijtë e tyre duhet të...

Del fotoja e 21-vjeçarit që vrau 10 persona në Austri, i shkroi nënës

Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Arthur A., autor i masakrës që tronditi Austrinë një ditë më parë, kur ai vrau dhjetë persona – nëntë...

Deputeti demokrat: PD nuk na mbështeti në fillim për rinumërimin e votave

Lisandër Hoxha, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se partia e tij nuk e...

“Treni bullgar, shpikje e PD! Rihapja e kutive nxorri blof demokratët”

Avokati Edmond Petraj thotë se treni bullgar është një shpikje e PD, për të justifikuar humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në...

Lajme të tjera

Web TV