Ngjarje e madhe, 18-vjeçari shqiptar debuton me ekipin e parë të Chelseas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talenti shqiptar Armando Broja ka debutuar sot me ekipin e parë të Chelseas, në ndeshjen e këtyre të fundit me skuadrën e Evertonit.

18-vjeçari ka kohë që luan me grupmoshat e Chelseas dhe ka spikatur, pasi është bërë emër i rëndësishëm në fitoret e tyre, megjithatë deri më tani ai nuk ishte grumbulluar ndonjëherë nga ekipi kryesor.

Sulmuesi u përzgjodh nga trajneri Frank Lambard që të bashkohej me skuadrën e madhe, pasi kishte një sërë mungesash për shkak të dëmtimeve që disa lojtarë kishin marrë.

Shqiptari nuk ishte pjesë e formacionit startues të takimit që u mbyll me fitoren e bluve të Londrës me rezultatin 4-0, megjithatë ai është futur në fushë në minutën e 86’, duke zëvendësuar sulmuesin francez Olivier Zhiru.

Debutimi me një skuadër si Chelsea është një ngjarje historike për 18-vjeçarin shqiptar, i cili sot ka mbajtur të veshur bluzën me numrin 57-ë, që do jetë fanella e tij për aq kohë sa do luajë me këtë skuadër.

Shqiptari ka shënuar plot 9 gola për U-18 e Chelseas duke kontribuuar shumë në renditjen në vend të tretë të skuadrës së tij. Performanca e lartë e shqiptarit tërhoqi goxha trajnerin e skuadrës së parë, Lambard, i cili vendosi që ta kishte atë në ekipin që drejton.

Broja është lindur në Slough të Anglisë dhe prej vitesh luan për ekipet e grupmoshave të Chelseas, megjithatë duket se ky sezon ka qenë më i miri deri më tani për 18-vjeçarin që duket se ka një të ardhme të madhe përpara.

Sulmuesi është një nga emrat kryesor të trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edi Rejas, për t’u bashkuar me përfaqësuesen në ndeshjet miqësore që vendi ynë do zhvilloi këtë muaj ndaj Sllovenisë dhe San Marinos.

Lexo edhe :  Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Në Dhjetor 2019, Broja bëri një hat-trick në Kupën e të Rinjve në FA kundër Huddersfield Town. Në historinë e klubit, vetëm Abraham dhe Dominic Solanke kanë arritur të shënojnë tre gola në një lojë të vetme të Kupës së të Rinjve.

Ky sezon ka qenë një vit i vërtetë i shkëlqyer për Brojën. Vitin e kaluar, ai arriti vetëm dy gola në 21 paraqitje për skuadrën e nën-18 të klubit, i cili vështirë se e bëri të vihej re.

Ai është një kërcënim ajror i cili nuk ka frikë të përdorë fizikun në avantazhin e tij, por ai është shumë më tepër sesa aq. Broja është i kënaqur me topin në këmbët e tij dhe i pëlqen të fillojë sulmet me një pasim vendimtar ose me një sulm elektrik, duke u bërë i ngjashëm me Olivier Giroud.

Është e qartë se Chelsea ka shpresa të mëdha për të dhe duke pasur parasysh aftësinë e tij të fundit për shënimin e golave, kjo gjë duket mjaft logjike./Fjala.al/

Të fundit

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet,...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Lajme të tjera

Web TV