Olta Gixhari në altar? Aktorja tregon për partnerin dhe dasmën private në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Olta Gixhari ka pranuar së fundmi se është në një lidhje dashurie dhe se këtë vit do të veshë fustanin e bardhë të nusërisë.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në “Tv Klan”, Olta është shprehur se e ka gjetur fatlumin dhe se dëshiron të ketë një vajzë dhe një djalë në të ardhmen.

Dhe kjo është hera e dytë që aktorja e njohur flet për djalin që i ka rrëmbyer zemrën, identitetin e të cilit preferon ta mbajë edhe për pak kohë sekret. Hera e parë që foli për të ishte gjatë emisionit “Siluetë” të motrës së saj, Gerta Gixhari.

Aktorja zbuloi detaje nga lidhja e saj duke përshkruar të dashurin. Aktorja tha se ai ka një ekonomi mesatare dhe jo i pasur, duke u shprehur se ka zgjedhur dashurinë në vend të parave. Gjithashtu, shtoi se partneri i saj nuk është artist, pasi nuk do lidhej kurrë me një të tillë.

“Po. Mendoj se kam rënë në një gjendje shpirtërore shumë të rehatshme dhe në një lumturi do të thosha unë. Është me flokë, as brun, as biond. Për mua ka shumë rëndësi të bie në dashuri, sepse nuk jetoj dot me të se fillon më bezdis mënyra si ha, mënyra si i jep makinës, më jep stres të madh. Nuk dua ta stresoj veten time. Jam duke jetuar me një djalë që është me ekonomi mesatare dhe që përpiqemi t’ia dalim të dy dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk është artist, nuk do lidhesha asnjëherë me një artist”, tha ajo.

Ndërkohë, burime pranë artistes kanë treguar se Olta ka nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni krejtësisht private dhe shumë shpejt të vendoset në Spanjë, vendi ku jeton djali shqiptar, me të cilin ajo po shijon këtë lidhje në distancë./fjala.al

Të fundit

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Lajme të tjera

Web TV