Video-denoncuese/ Bardhi: SPAK nxjerr hapur propagandën e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë se krimi i organizuar nuk luftohet me propagandë, siç sipas tij bën Kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Bardhi ka bërë publike një video-denoncuese, në të cilën ai thotë se SPAK nxjerr hapur këtë propagandën e Ramës.

Bardhi ka thënë se nuk ka asnjë vullnet politik për të luftuar krimin e vërtetë në vendin tonë, por thekson se ka vetëm propagandë.

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi:

Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!

SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar.

Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:

– OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!

– OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!

Edi Rama ka dështuar! ???