Coronavirusi prek rrallë fëmijët dhe nuk vret të rinjtë. Tabela që tregon pse nuk duhet të jemi në panik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka hyrë në vendin tonë dhe menjëherë është ngritur një gjendje alarmi te shumë njerëz. Por studimet të kryera kryesisht në Kinë, ku është edhe vatra kryesore, tregojnë arsyet përse nuk duhet të jemi në panik nga virusi i ri.

Sipas të dhënave, koronavirusi pothuajse nuk i prek fëmijët nga 0-9 vjeç dhe ky është një lajm i mirë për prindërit, të cilët janë të parët që shqetësohen në të tilla situata. Vetëm 0.9% e rasteve të studiuara në Kinë i përkasin kësaj grupmoshe, por mos të harrojmë se përhapja e virusit atje është shumë e madhe.

Edhe për moshën 10-19 vjeç ka një risk shumë të vogël për infektim, ku vetëm 1-2% e rasteve i përkasin kësaj grupmoshe.

Shifra rritet te grupmoshat 20-29 për të arritur maksimumin në grupmoshën 50-59 vjeç, që ka edhe rastet më të shumta të infektimit.

Por edhe nëse infektohesh me coronavirus kjo nuk do të thotë se të rrezikohet jeta, të paktën për të rinjtë. Deri më tani nuk është regjistruar asnjë viktimë që i përket moshës 0-9 vjeç dhe shifra është shumë e ulët deri në moshën 39 vjeç. Pra të rinjtë arrijnë që ta përballojnë virusin pa patur raste të shpeshta vdekjesh.

Situata bëhet problematike për personat e moshës mbi 70 vjeç. Ajo që vihet re është se personat e kësaj grupmoshe janë tepër të rrezikuar nga koronavirusi. Edhe numri më i madh vdekjeve i përket kësaj kategorie.

Në shumicën e rasteve viktimat janë të moshuar dhe që kanë patur probleme të tjera shëndetësore.

Higjena personale është shumë e rëndësishme në të tilla raste. Njerëzit duhet të lajnë sa më shpesh duart dhe të shmangin grumbullimet e mëdha. Personat e moshuar duhet të shmangin daljet dhe të qëndrojnë kryesisht në shtëpi.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV