Dogjën makinat e policëve të Elbasanit/Gjyqtarja Fetahu nxjerr nga burgu autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy autorët e dyshuar për djegien e qëllimshme të automjeteve të oficerëve të policisë së Elbasanit janë nxjerrë nga burgu nga gjyqtarja, Pajtime Fetahu.

Sipas burimeve të ‘Fjala.al’, vonesa e ekspertizës dhe analizimit të pamjeve filmike ka bërë që gjyqtarja të ndryshojë masën e sigurisë për autorët, Gerti Hysenbelliu dhe Briken Rusta.

Të dy personat mësohet se janë paguar dhe shtyrë nga të tjerë për të kryer krimin e 8 janarit 2020, kur në Elbasan, u dogj me benzinë, automjeti i oficerit të policisë Edvin Gjyli dhe kur më 25 dhjetor 2019, po në Elbasan u dogj automjeti i ish-oficerit të antidrogës në Elbasan, Krenar Kaso, që sot është shefi i paraburgimit në burgun e Bradasheshit.

Vendimi për lirimin e Briken Rustës dhe Gerti Hysenbelliut, është marrë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu. Lirimi i dy personave të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Elbasanit, është kryer për shkak se nuk ishte administruar në dosje analiza e pamjeve filmike, ku dyshohet se shfaqen dy autorët e këtyre dy ngjarjeve kriminale.

Në muajin shkurt të këtij viti, gjyqtarja Pajtime Fetahu, kishte caktuar masën e “arrestit në burg” me një afat 20 ditor, për Rustën dhe Hysenbelliun, duke i kërkuar prokurorisë dhe policisë, analizimin e pamjeve filmike.

Për shkak se ky raport analizimi nuk ka mbërritur në kohë në adresë të prokurorisë dhe nga ana tjetër ka përfunduar afati 20 ditor i qëndrimit në burg të dy të dyshuarve Rusta dhe Hysenbelliu, gjyqtarja Pajtime Fetahu,ka vendosur të lirojë nga qelia të arrestuarit për ngjarjen e 8 janarit 2020 dhe dhjetorit 2019.

Ndërkaq, pritet që në ditën në vijim ky vendim të ankimohet nga prokuroria në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Lexo edhe :  Tani që s'ka fëmijë, po ndërtohen shkolla’, Rama i përgjigjet komentuesit

Të dy personat dyshohet se janë paguar dhe shtyrë nga të tjerë për të kryer krimin. Njëri nga personat e liruar Gerti Hysenbelliu, rezulton me precedentë penalë, pasi disa vite më parë është dënuar në mungesë me 3.6 vite burgim për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” në dëm të Elvis.S. në qytetin e Elbasanit.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarja Pajtime Fetahu nxjerr nga qelia persona me precedentë penalë.

Kështu, para 2 vitesh, ajo u denoncua në emisionin ‘Stop’ ku shfaqej efektivi i policisë së burgjeve, Behar Kola, i cili vepronte si ndërmjetës, duke i kërkuar dhe marrë familjarëve të një të arrestuari një shumë prej 3.500 euro për dënimin e Klodjan Lekës, me minimumin e mundshëm të dënimit.

Kjo shumë, sipas ndërmjetësit Kola, i është dorëzuar gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila në vendimin e saj favorizoi të pandehurin, që u lirua menjëherë pas vendimit të dënimit. Mbi këtë të fundit rëndonin tre akuza të rënda penale ajo për “Plagosje me dashje”, “Vjedhje” dhe “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të policisë”.

Menjëherë pas këtij denoncimi, gjyqtarja u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kishte nisur hetimet për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve”.

Megjithatë, gjyqtarja vazhdon të ushtrojë detyrën e saj duke nxjerrë nga burgu sërish persona me precedentë penalë, siç është edhe në rastin e dy autorëve të dyshuar për djegien e qëllimshme të automjeteve të oficerëve të policisë së Elbasanit.

Të fundit

Presidenti i Shqipërisë shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban...

Prokuroria e Hagës e quan Kosovën ‘Kosova dhe Metohija’, publikohet dokumenti

  Një dokument i publikuar së fundmi ka zbuluar një skandal të rëndë brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku hetuesit i janë referuar Republikës...

‘Rama të gjithë shokët në burg i ka rras!’/ Basha në versionin Charlie Chaplin

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, njëkohësisht edhe i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar serialin e ri me video-dissing për kryeministrin Edi Rama. Por ndryshe nga herët...

Trump: Marrëveshja me Kinën mbi “TikTok” është në tryezë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje mbi platformën sociale “TikTok” me Kinën është në “tryezë” pavarësisht luftës tregtare në përshkallëzim...

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon biznesmenin Namik Koçi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin ndaj të pandehurit Namik Koçi, i cili akuzohej...

Lajme të tjera

Web TV