E thotë vetë Conte, Interi është më i dobët se Juventusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i skuadrës së Interit, Antonio Conte ka thënë se ekipi i tij nuk është ende në nivelin që ka Juventus sot.

Në komunikimin me mediat pas derbit të mbrëmjes së djeshme ku zikaltërit u mundën me rezultati 2-0, në takimin për javën e 26-ë të Serisë A, ai tha se ndeshja ishte e balancuar deri në momentin kur u bë goli i parë.

“Ishte një ndeshje e balancuar deri në momentin që pësuam golin e parë. Filluam pjesën e dytë më mirë, por goli i Ramseyt ndryshoi gjithçka. E rriti besimin e tyre dhe goditi tonin, kështu që ne e kishim të pamundur të merrnim veten nga ajo gjë.

Juventusi është një nivel tjetër dhe ne duhet të mësojmë nga kjo humbje që pësuam në mënyrë që mos të lëshojmë pikë nga takimet tjera. Aktualisht jemi nëntë pikë mbrapa dhe me një ndeshje më pak, por që duhet të ngushtojmë diferencën së paku në gjashtë dhe të afrohemi dalëngadalë”,-tha tekniku.

“Zonja e Vjetër” ndodhet në kuotën e 63 pikë dhe ndiqet nga Lazio i vendit të dytë me vetëm një më pak, ndërsa interi qëndron tashmë 9 pikë më pak se bardhezinjtë./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Lajme të tjera

Web TV