FOTO/ Hygerta Sako në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Gazetarja dhe moderatorja sportive, Hygerta Sako ka ndarë sot me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm shumë të trishtueshëm.

Përmes një postimi në “Instagram” ajo ka njoftuar se babai i saj është ndarë nga jeta, si dhe ka bërë një dedikim shumë prekës për të.

“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta.

Na la pas zemërthyer e shpirt copëtuar, por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba dhe gjysh i gëzuar. T’u ndritë shpirti aty ku do shkosh, engjëlli im.”,-shkruan Hygerta Sako./Fjala.al/