Gruaja tenton të ‘infektojë’ djalin me koronavirus, i kollitet para syve-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë teksa udhëtonte me tren ka pasur një zënkë me një grua e cila ishte ulur përballë tij dhe kollitej pa e mbuluar fytyrën me duar.

Gruaja është filmuar teksa qëllimisht kollitet afër djalit disa momente pasi ai i kërkoi asaj me qetësi të mbulonte gojën në momentin që kollitej.

Videoja është kapur nga gazetari i ABC, Andy Park të hënën në mëngjes në trenin ndërkombëtar të Sidneit.

Djali më pas zemërohet dhe i thotë gruas: “Unë ju kërkova me mirësjellje ju lutem, të mbuloni gojën”.

“Këshillat e qeverisë janë që të mbuloni gojën kur kolliteni dhe jo të kolliteni me gojë hapur si vepruat ju”.

Australianët janë duke u shqetësuar gjithnjë e më shumë mes shpërthimit të koronavirusit, veçanërisht pasi supermarketet janë boshatisur nga të gjitha produktet.

Ka pasur të paktën 87 raste të konfirmuara të koronavirusit në Australi, përfshirë tre persona që kanë vdekur, ndërsa më shumë se 109,000 njerëz janë infektuar globalisht.

Autoritetet besojnë se situata do të përkeqësohet para se të përmirësohet, dhe sëmundja ka potencialin të infektojë dhjetëra mijëra njerëz.

Në nivel global, të paktën 3,802 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi – kryesisht në territorin e Kinës, nga origjina e shpërthimit./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV