Ke frikë se mos mbetesh beqar/e? Ja ç’të bësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fobia se mos mbetesh beqare quhet “Anuptaphobia”. E njohur ndryshe edhe si “Bridget Jones Syndrome”, ajo konsiston në frikën irracionale dhe të qëndrueshme të të mbeturit beqar/e ose të mos pasurit të një marrëdhënieje romantike.

Për krijimin e kësaj sindrome është përgjegjëse edhe shoqëria, e cila e lidh martesën me suksesin dhe lumturinë. Duke e bërë detyrimisht të vështirë për çdo njeri që ta mendojë jetën i vetëm, përcaktuar nga standardet sociale.

Po si mund të tejkalohet kjo frikë dhe mbi të gjitha standardet e paqena që ka ven

Psikologët theksojnë se për të kaluar frikën duhet të ripërcaktosh limitet e suksesit dhe kenaqësisë personale vetëm në mënyrën si ti do ta shohësh veten dhe botën.

Promovimi dhe nxitja e vetëbesimit është hapi i parë për t’u fokusuar te rritja në nivel personal. Është e rëndësishme të mos e lidhim lumturinë tonë si individë apo suksesin me marrëdhëniet romantike, apo me praninë e një personi tjetër në jetën tonë.

Sidoqoftë, nuk duhet harruar se të kesh raporte romantike të shëndetshme është e rëndësishme, por pa zhvillimin individual dhe personal, ato janë të destinuara për të dështuar.

Kur të ndjesh se ke arritur nivelin e duhur të vetëpërmbushjes mund të nxisësh veten të dalë nga zona e rehatisë për ndonjë takim ose njohje të re, pa lënë mënjanë gjithë punën që ke bërë me veten./O.S

 

 

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV