Koronavirusi/ Manastirliu: Ndërhyrje kirurgjikale vetëm në rast urgjence

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë në një komunikim për mediat ku ka bërë me dije masat e marra në çdo qendër spitalore, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Manastirliu ka bërë me dije se do të ndalohen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç rasteve kur ato janë urgjente.

Më tej ajo ka shtuar se do të ndalo0hen vizitat e pacientëve në spitale me përjashtim të rasteve kur vjen me kërkesë nga Drejtoria Spitalore.

Ndër të tjera ministrja shtoi se nuk do të lejohet eksporti i barnave, në mënyrë që në vend të ketë rezerva të mjaftueshme për të përballuar këtë situatë.

“Ndalimin e eksporteve për barnat në mënyrë që  të sigurojmë sa më shumë rezerva në vend.

Do ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe të familjarëve në urgjencë dhe në spitale të tjera me përjashtim të rasteve kur vjen kërkesë nga Drejtoria Spitalore. Është shumë e rëndësishme të zbatojmë rregullat për parandalimin e koronavirusit. Ka qenë një rregull për oraret, por tashmë do të ketë një kufizim të vizitave vetëm me kërkesë të Drejtorisë Spitalore.

Njoftojmë ndalimin e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara, duke përjashtuar ato të urgjencave. Këto masa nuk cënojnë shëndetin e qytetarëve, por vendosin rregulla për të forcuar masat dhe për të siguruar garanci për ata që po marrin kujdes shëndetësor.”-deklaroi Ogerta Manastirliu./Fjala.al/

Të fundit

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-Presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11:00 për...

Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!

Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në...

Nga 500 deri në 5 mijë lekë më shumë, sa do rriten tarifat kadastrale!

Një udhëzim i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i miratuar më 30 maj 2025 tashmë i publikuar në faqen zyrtare të institucionit,...

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut. Ajo u paraqit në SPAK,...

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

Lajme të tjera

Web TV