Lajmi për dy të infektuarit me koronavirus në Tiranë alarmoi të gjithë shqiptarët.
Gazeta Fjala ka identifikuar dy të prekurit nga koronavirusi në Tiranë. Sipas burimeve të Fjala.al të infektuarit janë Viktor Kola 54-vjeç dhe i biri Pavlin Kola 28-vjeç.
Banesa e dy të infektuarve është tek pallatet afër rrethrrotullimit tek “Zogu i Zi”.
Mësohet se dy të infektuari kanë disa biznese në kryeqytet. Mes bizneseve është dhe një lokal mbrapa hotel “Diplomat 2”, rruga “Irfan Tomini”, në Tiranës e Re.
Lokali është hapur ende, akoma nuk janë marrë masa nga Ministria e Shëndetësisë. Njerëzit lëvizin lirshëm rreth e rrotull.
Raportohet se 28-vjeçari ka udhëtuar nga Italia që prej 26 shkurtit përmes pikës Doganore të Muriqanit dhe më pas ka infektuar dhe të atin.
Gjendja shëndetësore e dy personave të infektuar është e stabilizuar, ndërkohë që familjarëve të tjerë u janë marrë mostrat për të kryer analizat. /Fjala.al