Koronavirusi në Shqipëri, Rama pezullon të gjitha aktivitetet sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus ne vendin tonë ka bërë që Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme të dalin një komunikim urgjent në lidhje me këtë situatë.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se të gjitha aktivitetet sportive në vend do të mbyllen deri në 3 prill në mënyrë që virusi të mos përhapet më shumë.

“Do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, sportive dhe kulturor në vend, pasi të rinjtë mund të transmetojnë virusin, deri në 3 prill. Do kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi”.-u shpreh Rama.

Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me dy ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar ditën e sotme, ajo mes Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani./Fjala.al/

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV