Një tjetër mjek ka gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit. Dr. Zhu Heping, kolegu i mjekut të ndjerë dr. Li Wenliang, vdiq sot në një spital në qytetin e Wuhan-it, sipas gazetës shtetërore kineze ‘People Daily’.
Lajmi për vdekjen e tij vjen pasi tre mjekë të tjerë në Spitalin Qendror të Wuhan-it humbën jetën pas përhapjes së shpejtë të virusin në hapësirën e një muaji apo pak më shumë.
Tre nga mjekët e vdekur, përfshirë Dr Zhu, ishin profesionistë të kujdesit për sytë dhe tjetri i specializuar në sëmundjet e gjirit dhe tiroides. Mbetet e paqartë nëse Dr Zhu kishte marrë infeksionin nga pacientët e tij. Dr Zhu ishte zëvendësdrejtor në departamentin e spitalit.
Dr Zhu u sëmur më 3 shkurt dhe simptomat e tij ishin të menjëhershme.
Thuhet se ai kreu vetë-karantinë në fillim dhe paralajmëroi një nga kolegët e tij më 18 shkurt pasi gjendja e tij u përkeqësua.
Ai u transferua në Spitalin e Wuhan më 19 shkurt pasi infeksionet kishin prekur mushkëritë.
Gjendja e tij u përkeqësua natën e kaluar dhe ai vdiq këtë mëngjes pasi të gjitha përpjekjet e shpëtimit kishin dështuar, tha Caixin.
Vdekja e mjekut nuk është komentuar nga Spitali Qëndror i Wuhan-it dhe as nga Spitali Union i Wuhan-it.