‘Le lene’ u mbyll nga koronavirusi, gazetari shqiptar: Jam futur në karantinë

Koronavirusi preku edhe stafin e emisionit të njohur italian “Le Iene”, pasi një pjesëtar i tij rezultoi i infektuar.

Emisioni është mbyllur dhe pjesëtareve të stafit iu kërkua që të mos paraqiten në redaksi dhe të vetëkarantinohen.Këtë masë e ka marrë edhe gazetari shqiptar, i cili është pjesë e stafit të këtij emisioni, Taulant Kopliku.

“Zyrtarisht i karantinuar (masa mbrojtëse)”, shkruan në Facebook, gazetari Kopliku.