Lubonja: Koronavirusi, s’është ndonjë tragjedi e madhe. Duhet hetuar pacienti ‘0’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur Fatos Lubonja duke folur pasditen e sotme për koronavirusin, theksoi se situata nuk është edhe aq tragjike nga sa paraqitet.

Sipas Lubonjës, duhet hetuar rrugëtimi i pacientit zero që ka udhëtuar nga Firence në Shqipëri.

“Siç më rezulton mua, del se ky pacienti zero është nisur në datën 26 për në Shqipëri. Pacienti zero ka ardhur me makinë, ka kaluar Veneton, ndoshta ka ndaluar, është futur në supermarket etj. Të hetojmë më mirë rrugëtimin e pacientit zero. Edhe Italia është në një gjendje disi kritike. Në Lombardi ka numër të lartë vdekjeje. Duhet parë se çfarë ndodh dhe më pas të mund të marrim masa”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja nënvizoi se edhe gripi i zakonshëm shkakton viktima, kurse shtoi se marrja e masave është e rëndësishme.

Këtu lind hipotezë e rrezikshme pak. Siç dimë, virusi i zakonshëm i gripit, janë sëmurë gati 15 për qind dhe ka vdekje edhe nga ky grip. Nëse ky virus është më agresiv sesa gripi i zakonshëm, mund të kemi më tepër viktima. Kemi disa të panjohura. Masat që janë marrë do ta pengojnë të përhapet si gripi tjetër. Edhe paniku duhet me masë, edhe qetësia me masë. Në cdo shtet janë marrë masa, por të ndryshme nga njëri vend në tjetrin. Në Itali janë marrë shumë masa, por sërish mendoj se nuk ka ndonjë katastrofë të madhe. Ky virus ka ngritur shumë pikëpyetje për politikën, shoqërinë, të ardhmen. Sepse me këtë virus mund të thonë njerëzit se punoj në shtëpi e kjo krijon izolim nga shoqëria”, tha ai.

Për Lubonjën, edhe marrja e masave në Shqipëri ka shumë rëndësi. “Në Itali vdesin shumë edhe sepse popullsia në moshë mbi 80 vjec e mbi 90 vjec ka shumë. Shqipëria ka një popullsi më të re dhe mund të rezistojë më mirë. Por, masat duhen marrë patjetër. Ka rëndësi të merren masat”, u shpreh Lubonja.

Lexo edhe :  Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Më tej, Lubonja deklaroi se zhvillimet politike në Amerikë kanë rëndësi të madhe, pasi politika amerikane ka jehonë kudo në botë. Ndërsa, shtoi se duhet rrëzuar Trump, pasi përbën rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Primaret mes Sanders dhe Joe Biden u zhvilluan. Është ngjarje e rëndësishme, sepse Amerika ndikon me politikat e saj në mbarë botën. Ka Amerikë të republikanëve, ka Amerikë të demokratëve. Ka shumë Amerika, prandaj duhet të njihen. Amerika ka sot dy probleme mendoj. Një problem është problemi i asaj që quhet lëvizje antiestablishment e majtë dhe një lëvizje antiestablishment e djathtë e Trump që fitoi. Pra, duhen bashkuar e majta për ta rrëzuar Trumpin. Një narcizist psikopat që rrezikon Amerikën. Sanders thotë se unë mund ta mposht. Mendoj se në PD duhet parë mirë se kush është më i fortë se kush mund ta mposhtë Trumpin nga pushteti”, përfundoi Lubonja.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht...

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Vogëlushja, vajzë e vetme...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Lajme të tjera

Web TV