Angelina Jolie flet e përlotur për operacionet e vajzave të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie dhe ish-partneri i saj, Brad Pitt, janë prindër të Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakëve Vivienne dhe Knox. Por e trishtuar Jolie ka folur mbi luftën që ka pasur me problemet shëndetsore të vajzave të saj.

“Kam kaluar dy muajt e fundit mes operacioneve. Të parin të vajzës sime të madhe, Zahara dhe disa ditë më parë edhe operacionin e motrës së saj të vogël për një problem me kockat. Ato e dinë që unë jam duke i treguar këto detaje, sepse folëm bashkë dhe diskutuam gjërat. Se unë e respektoj privatësinë e tyre, por ishin pikërisht ato që më bindën për ta shkruar. Ato e dinë që t`i nënshtrohesh kirurgjisë dhe të luftosh për të mbijetuar është diçka për të cilën duhet të ndihesh krenare”.

“I pashë vajzat e mia të kujdeseshin për njëra-tjetrën. Më e vogla studioi sjelljen e infermiereve dhe herën tjetër më ndihmoi. E pashë sesi vajzat e mia lanë gjithçka dhe vunë njëra-tjetrën të parën. Ato ndjenë kënaqësinë e të shërbyerit për njerëzit që duan”, ka shkruar mes të tjerash Jolie në letrën e saj.

“Dëshira ime është që t’i vlerësojmë vajzat. Të kujdesemi për to. Dhe ne e dimë që sa më të forta të bëhen kur të rriten, më të shëndetshme do të jenë dhe në këtë mënyrë do ia rikthejnë edhe familjes dhe njerëzve nga të cilët rrethohen”.

 

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV