Basha i qepet Ramës për koronavirusin: A ju thashë që i ka maskat e skaduara?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i ka ndaluar kritikat ndaj kryeministrit Rama as në një kohë kur vendi po përballen me situatën emergjente të koronavirusit.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha shprehet se maskat e skaduara nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor, ndërsa i bën thirrje Ramës që të sigurojë jetën e qytetarëve.

Kreu i opozitës thotë mes të tjerash se kryeministri Rama e pranoi më në fund që maskat ndaj koronavirusit janë të skaduara.

Sipas Bashës, situata është emergjente dhe kërkon përgjegjshmëri, “jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”.

Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe  fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”, shkruan Basha.

Të fundit

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e...

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV