Koronavirusi/ Champions League merr vendimin për ndeshjen Barcelona-Napoli

Përhapja në masë të madhe e koronavirusit dhe shënimi i një numri të lartë viktimash ka bërë që bota e sportit të cenohet seriozisht.

Në Itali janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, duke bërë që të ndikohen dhe kompeticionet evropiane.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit,e rëndësishme për Champions League, e cila do të luhet me 18 mars në “Camp Nou” është një nga më të ndikuarat nga alarmi i këtij virusi. Frika e përhapjes më shumë e Koronavirusit ka bërë që të vendoset zhvillimi i këtij takimi pa tifozë./Fjala.al/