Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nuk i ka shtrënguar duart ambasadorit shqiptar në Ankara, Kastriot Ribo. Ky i fundit i dërgoi letrat kredenciale Erdoganit në Kompleksin Presidencial, ndërsa u prit thjesht me një përshëndetje simbolike nga ana e kreut të shtetit turk.
Pasi Ribo prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, më pas kaluan për të bërë fotografinë e rastit.
Por, kur ai zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdogan refuzoi duke i thënë “Korona” ndërsa e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.