Ministrja Shahini publikon platformën e mësimit online, ja çfarë që duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e koronavirusit ka pezulluar procesin mësimor për dy javë. Në këto kushte ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka prezantuar platformën mësimore Akademi.al, një platformë edukative në shqip që ofron mësimdhënie online sipas metodave dhe standardeve më bashkëkohore.

“900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12, i gjeni në platformën mësimore Akademi.al”, shprehet ajo ndërsa i bën thirrje nxënësve të regjistrohen sa më parë dhe t’i aksesojnë leksionet në këtë platformë.

“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu”, nënvizon Ministrja Shahini.

Ajo ka prezantuar dhe themeluesin e kësaj platforme, Dean Çelaj, i cili e ka vënë atë në dispozicion të të gjithë nxënësve e mësuesve pa pagesë, ndërsa shton se “Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”.

Kjo platformë është krijuar në gusht të vitit 2019, dhe ka mbi 900 video mësimore, me synimin për t’u shtuar në vazhdimësi në lëndët shkencore, të përgatitura nga një staf profesionistësh me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e arsimit. Ajo mbulon matematikën dhe shkencën në përputhje me kurrikulën mësimore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Të fundit

Sfidë për Kinën: Pentagoni investon në prodhimin e mineraleve të rralla në SHBA

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Pentagoni, ka ndërmarrë një hap të pazakontë duke u bërë bashkëpronar i një kompanie minerare...

Thyen dhe grabitën të njëjtën tabakino dy herë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqytet....

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në Tokë është shitur për 5.3...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri,...

Kinë-India, ka luftë

Përplasja e herëpashershme me armë mes dy vendeve më të populluara në botë është larg zgjidhjes. Në një anë të kufirit jetojnë mbi një miliard...

Lajme të tjera

Web TV