Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pak minuta më parë tha në një deklaratë për mediat se maskat në Shqipëri janë të skaduara e të dëmshme.

Përmes një postimi në “Twitter” kryeqeveritari ka thënë se maskat e vetme të dëmshme në vendin tonë janë ato të personave që shpifin në kohë tërmetesh e koronavirusi.

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”-shkruan Rama në reagimin e tij./Fjala.al/

Të fundit

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Lajme të tjera

Web TV