Rama: Jemi para dy luftërave, infodemia po aq e rrezikshme sa koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mbledhjes së qeverisë pasditen e sotme Kryeministri Edi Rama ka thënë se përveç luftës me koronavirusin kemi përballë dhe një luftë tjetër.

Ai përmendi në këtë takim një thënie të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) siç tha ai, duke theksuar se tashmë jemi përballë edhe luftës me “infodeminë”, pra lufta me keqinformimin në lidhje me këtë rast.

“OBSH-ja ka thënë diçka të rëndësishme përtej luftës me virusin përtej luftës nga epidemia ka dhe një luftë tjetër për tu fituar lufta nga infodemia nga lajmet  kronikat, deklaratat të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse panikun.

Të gjithë ata që kanë informacionet e tyre të mos abuzojnë sepse kjo nuk është një nga betejat e radhës, por kjo është një luftë që e kemi ne në dorë me zbatimin tonë.”-tha Rama.

Më tej kryeqeveritari theksoi se 6 nga rastet të personave me koronavirus në vendin tonë janë marrë nga dy të tjerët të ardhur nga Italia, pra që domethënë ky virus është shumë lehtë i kalueshëm nga një person te tjetri.

“Numri i të prekurve është rritur dhe është e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë i dy kontakteve e pastaj me radhë të tjerë dhe dy rastet e tjera një i moshuar në Durrës dhe një djalë në Tiranë, të gjitha rastet janë kontaktet të importuara nga Italia.”-deklaroi Rama./Fjala.al/

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV