VIDEO/ 18-vjeçari shqiptar shënon supergol në Angli

Lojtari 18-vjeçar me origjinë shqiptare Armando Dobra ka shfaqur një formë shumë të mirë me skuadrën e të rinjve të Ispuiç, por edhe me ekipin kryesor.

Pavarësisht moshës së re Dobra luan dhe me ekipin e parë të klubit të tij dhe kjo sepse shqiptari ka rënë në sy për performancën e bërë me grupmoshat.

Gjatë ndeshjes së këtyre të fundit ndaj ekipit të Kardif U-23, shqiptari ka shënuar golin e barazimit për Ispuiç, takim që u mbyll me rezultatin 1-1.

Goli i realizuar nga 18-vjeçari ishte vërtetë spektakolar, teksa i solli vërdallë të gjithë lojtarët kundërshtar që i dolën para.

Ai mori në top nga shumë larg zonës së kundërshtarëve dhe u nis në drejtim të portës, duke shmangur në mënyrë shumë të veçantë të gjithë kundërshtarët dhe më pas arriti që të shënonte një gol shumë të veçantë./Fjala.al/