Dyshohet për një lojtar me koronavirus, klubi gjerman në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet e personave të prekur nga korornavirusi në Gjermani janë rritur shumë dy ditët e fundit nga ku dyshohet se në klubin e Schalkes të jetë një i infektuar, ndonëse ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Sipas raportimeve të “Bild” mësohet se fillimisht u dyshua për një punonjës të një dyqani të klubit në fjalë dhe më pas të një tjetri në mensë. Megjithatë tashmë janë rritur akoma më shumë dyshimet, pasi po përhapen fjalë edhe për një lojtar që mund të jetë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ky mbetet ende një aludim, ndërsa drejtuesit blu nuk kanë lejuar asnjë gazetar t’i afrohet selisë të klubit. Lojtarëve nuk u lejohet që të dalin fare, pra në një farë mënyre duke i karantinuar, ndërsa takimi i radhës që do zhvillohet ndaj Borussia Dortmund do jetë me dyer të mbyllura.

Nuk është konfirmuar ende gjë për shtyrjen e derbit, por nëse ky lajm rezulto të jetë i vërtetë atëherë ndeshja në fjalë nuk do të luhet deri në një datë të dytë.

Ndonëse do ketë një kosto të madhe financiare për klubet e Bundesligës, në ditët në vijim pritet që klubet të mblidhen dhe të diskutojnë për vazhdimësinë e kampionatit, i cili rrezikon edhe pezullimin deri më 3 prill./Fjala.al/

Të fundit

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një...

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë, të...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV