Koronavirusi/Basha: Të hapet thesari dhe buxheti i shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar që të hapet thesari dhe rishikohet buxheti i shtetit për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas Bashës, duhet të merren parasysh pasojat afatgjata socio-ekonomike dhe impakti që ka mbyllja e bizneseve.

Një prej masave të kërkuar nga opozita është rishikimi i buxhetit 2020 dhe alokimimi i fondeve për shëndetësinë. Madje kreu i PD kërkoi hapjen e thesarit të shtetit.

Fjala e Bashës: Kam një tjetër mesazh që dua ta ndaj me qytetarët. Nuk është aspak herët për të konsideruara pasojat afatgjatë socio-ekonomike. të gjithë e keni parë si është boshatisur Tirana sot, masat e shpallura nga qeveria, por kjo është vetëm një pjesë e veprimeve që duhet kryer.

Nëse mbyllim baret e restorantet, çfarë ndodh me call-center, me fasonët. Nëse mbyllen dhe ato çfarë duhet të bëjmë për impaktin ndaj këtyre njerëzve. Duhet urgjentisht të fokusohemi tek 2 komponentët e kësaj krize.

Pas një konsulte me grupin ekonomik të PD-së dhe aleatëve tanë dhe duke u bazuar tek përvojat e disa vendeve që po përballen me një situatë të ngjashme, propozojmë këto masa:

Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të energjisë dhe ujit për familjarët dhe bizneset në zonat ku COVID-19 është shfaqur.

Përjashtim nga taksa e pronës për 3 muaj në zonat dhe bashkitë ku COVID-19 është shfaqur.

Mbështetje për turizmin, fasonët, call-center që kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe që janë goditur dhe nga tërmetit.

Rishikimin e buxhetit 2020 me qëllim alokimin e fondeve për trajtimin e të sëmurëve. NAlokimin e fondeve në buxhet për rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID-19. Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në përgjithësi.

Lexo edhe :  Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Alokimi i këtyre fondeve është plotësisht i mundur.

Ju bëj thirrje qytetarëve të marrin të gjitha masat, një pjesë e madhe për tejkalimin e kësaj krize është në dorën tonë.

Nuk duhet të kemi turp, infektimi nuk është turp. Duhet të reagojmë menjëherë. Duhet të marrim masat për të mbrojtur njerëzit, duke nisur me familjarët, miqtë kolegët. Të ndjekim protokollet për masat e higjienës personale. Rasti i Durrësit tregon sa e rëndësishme është transparenca.

Apeli i dytë është për autoritetet, të cilët duhet të lënë menjëherë propagandën dhe shfaqjen e aq më pak kokat e turpit. Nuk gjendet zgjidhja duke fshehur të vërtetat, vetëm e rëndon situatën. Zgjidhja është tek transparenca. Numri prej 120 njësish sot në Shqipëri i gatshëm për t’iu ardhur në ndihmë të sëmurëve është i pamjaftueshëm. Të hapin thesarin për t’iu shërbyer qytetarëve. Nëse nuk iu shërbehet sot, kur do t’iu shërbehet. Pasojat e kësaj krize të studiohen me përparësi. E rëndësishme është që t’i thërrasin mendjes.

Të fundit

Dhimitër Anagnosti, kineasti me karrierë të ndritur

Nga Leonard Veizi Ai nuk është më... fizikisht. Sepse u largua nga kjo jetë pikërisht datën e 1 shtatorit 2025,...

“Plejadës së artistëve iu shkëput një yll”, Begaj reagon për vdekjen e Dhimitër Anagnosti

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. “Plejadës së artistëve të...

Trump u përgjigjet thashethemeve për gjendjen shëndetësore të tij

Presidenti amerikan Donald Trump, reagoi të dielën ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se...

Shuhet Dhimitër Anagnosti/Rama: Babai i kinemasë shqiptare! U prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si...

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD,...

Lajme të tjera

Web TV