Ministrja britanike diagnostifikohet me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe deputetja konservatore, Nadine Dorries, është diagnostikuar me koronavirusin e ri.

Zonja Dorries, deputetja e parë që doli pozitive, tha që ajo kishte marrë të gjitha masat e këshilluara dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.

Gjashtë persona kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa deri më 11 mars janë infektuar 382 njerëz.

Banka e Anglisë ka njoftuar një ulje urgjente të normave të interesit në përgjigje të ndikimit ekonomik të shpërthimit të koronavirusit.

Qeveria do të zbulojë buxhetin e saj të parë më vonë, mes frikës në rritje për ndikimin që do të ketë shpërthimi i virusit në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Në nivel botëror janë identifikuar 119,000 raste të të infektuarve me koronavirusin SARS-CoV-2.

Deri të mërkurën në mëngjes janë raportuar 4.296 vdekje të shkaktuara nga sëmundja Covid-19 që e shkakton koronavirusi SARS-CoV-2.

Mbi 55% të rasteve raportohet se janë shëruar, përfshirë afërsisht 61,400 nga gjithsej 80.909 raste në Kinës.

Vendet e reja që raportuan raste në 12 orët e kaluara ishin Bolivia, Republika Demokratike e Kongos, Xhamajka dhe Turqia.

Koronavirusi e ka origjinën në Kinë. Rastet e para atje janë shfaqur në fund të dhjetorit 2019, ndërsa që atëherë mbi 100 vende kanë njoftuar se kanë njerëz të infektuar./REL

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV