Zjarri në Tiranë, brenda banesës edhe një fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtëpi private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugës së “Dibrës me atë të “Barrikadave’ në Tiranë.

Nga informacionet paraprake të policisë mësohet se brenda banesës së përfshirë nga zjarri, që është në pronësi të shtetasit K.A, ndodhej dhe një fëmijë brenda.

“Ai u nxor në mënyrë të menjëhershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”- thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.

Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Fjala.al/

Të fundit

Arrihet marrëveshja e emigracionit në Gjermani, zgjerohet lista e vendeve të sigurta

Emigracioni ishte tema dominuese gjatë fushatës elektorale në Gjermani, e ajo u reflektua fort edhe në marrëveshjen e koalicionit...

Aty ku nisi gjithçka, Etrit Berisha zyrtarizohet tek klubi suedez

Etrit Berisha është lojtari më i ri i Hacken në Suedi. Zgjedhje befasuese për 36-vjeçarin, i cili ishte pa ekip që nga vera e...

Zbulohet data, ja kur do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE. Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor sot...

Muse-X çel siparin në Tiranë: Muzikë, kulturë dhe bashkëpunim rajonal

Nga Etleva Xhajanka   TIRANË, 11 prill /ATSH/ MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në...

Vendimi/ Ja kur do të mbahet konferenca e 4-rt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg

Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE. Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor...

Lajme të tjera

Web TV