FOTO/ Aksident i rëndë te Ushtari i Panjohur në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm më parë në qytetin e Tiranë në zonën e njohur si Ushtari i Panjohur.

Mësohet se shtetasja me inicialet M.V ka përplasur një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. I aksidentuari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit e përfshirë në këtë aksident është shoqëruar në Komisariatin Nr.1, për veprime të mëtejshme njofton Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me...

‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i...

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale...

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Lajme të tjera

Web TV