FOTO/ U konfirmua me koronavirus, reagon lojtari i Juventusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi se lojtari i Juventusit Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit tronditi gjithë botën e sportit, por jo vetëm.

Kjo gjë bëri që klubi bardhezi të izolohej në mënyrë të menjëhershme, por njëkohësisht të njëjtën gjë ka bërë edhe ai i Interit, pasi zikaltërit u ndeshën me të vetëm para 4 ditësh.

Për herë të parë ka reaguar edhe lojtari i prekur i bardhezinjëve, për të qetësuar të gjithë tifozët.

Ndërkohë vetë Rugani ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku ka thënë se është mirë dhe fton të gjithë qytetarët që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë kujdes për të respektuar rregullat.

“Ju do të keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua, unë jam mirë. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë”-ka shkruar në postimi e tij Rugani./Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV