Kaos nga Covid-19/ Mbyllet Seria A, rrezikon edhe Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid-19 njohur si coronavirusi ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në botën e futbollit evropian duke çuar në pezullimin e Ligës kryesore në Itali, mbylljen e dyerve të stadiumeve në shumë shtete përfshirë këtu edhe Shqipërinë si dhe duke rrezikuar zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë në Champion League

Përhapja në masë të madhe e coronavirusit është duke shkaktuar një kaos të madh në futbollin evropian, duke shtyrë një sërë ndeshjesh mbyllur dyer të shumë të tjerave dhe ushtruar presion në ato që vijojnë zhvillimin tyre me tifozë. Deri në këto momente raportohen 119.311 raste personash të prekur nga coronavirusi, ndërsa 4.287 mësohet të kenë humbur jetët. Italia është vendi më i prekur nga virusi vdekjeprurës pas Kinës dhe për këtë arsye në fillim të kësaj jave u mor vendimi për të pezulluar të gjithë veprimtarinë sportive në këtë vend deri në datën 3 prill.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve tani po mbyllin dyert një nga një si udhëtimi i Chelseas në Bayern Munich që ishte rasti i fundit i konfirmuar që do zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Chelsea kishte shitur afër 3000 bileta për mbështetësit e tyre, të cilët do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë për të ndjekur nga afër këtë ndeshje. Ndeshja mes Manchester United që do udhëtojë për në Austri për t’u përballur me LASK në Europa League do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pas një vendimi në vend për të zvogëluar kapacitetin e ngjarjeve ose duke i anuluar fare.

Me një mori vendesh të tjera evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë, duke mbajtur larg tifozët ose anuluar ngjarjet sportive, presioni ndaj shefave të futbollit anglez për të ndjekur këto vendim është duke u shtuar, në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e virusit. Premier League ka vazhduar të mbajë ndeshjet e hapura për spektatorët, pavarësisht ligave të tjera në kontinent, të cilat duket se kanë marrë masa më serioze për të luftuar virusin, i njohur si Covid-19.

Deri më tani, ndeshja e vetme në Angli, Skoci ose Irlandë që u shty është ajo midis Manchester City kundër Arsenal që ishte planifikuar të zhvillohej të mërkurën në mbrëmje, kjo pasi pronari i Olympiacos kishte rezultuar pozitiv me coronavirus. Evangelos Marinakis kishte qenë në Emirates më pak se dy javë më parë dhe takoi disa lojtarë dhe staf të Arsenalit, kjo gjë ka rritur dyshimet se ai mund tua ketë transmetuar atyre virusin në fjalë.

Të martën, La Liga mori vendimin që çdo ndeshje në Spanjë të zhvillohej pas dyerve të mbyllura për dy javët e ardhshme. Më vonë u vendos që edhe lojërat e ndarjes së dytë dhe të tretë në Spanjë gjithashtu të vazhdojnë pa tifozët e pranishëm. Në të njëjtin mëngjes, Barcelona njoftoi se ndeshja e tyre e fundit e raundit të 16-të e Ligës së Kampionëve me skuadrën italiane të Napolit do të zhvillohet pa praninë e asnjë tifozi.

I gjithë vendi i Italisë ndodhet në izolim dhe pala Katalanase u ndje përgjegjëse duke mbledhur afër 100,000 njerëz në “Camp Nou” për ndeshjen përfaqësonte një rrezik të panevojshëm. Vendimi i Barcelonës nënkupton që ndeshja e tyre bashkohet me atë të Juventus-Lyon, Valencia-Atalanta dhe Paris Saint-Germain-Borussia Dortmund si ndeshjet e 16-të skuadrave të fundit, që do të zhvillohen pa tifozë.

Ndërkohë edhe aktivitetet sportive në vendin tonë si fillim u anuluan deri më 3 prill nga qeveria pas mbledhjes së zhvilluar ditën e hënë, kjo pasi të dielën në mbrëmje vonë u konfirmuan dy rastet e para me coronavirus, ndërsa deri më tani rezulton që numri të ketë shkuar në 12 të prekur.

Megjithatë ditën e martë Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një takim me Këshillin e Ministrave për të diskutuar në lidhje me vazhdimësinë  e aktiviteteve në fjalë dhe më pas u bë publik vendimi i marrë nga ta, nga ku u mësua se deri më 3 prill të gjitha ndeshjet futbollistike dhe aktivitetet e tjera sportive në vendin tonë do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Megjithatë nëse deri në atë datë do të ketë përkeqësim të situatës mund të ketë vazhdimësi të këtij vendimi.

Ndikimi i Covid-19 në kampionatet futbollistike evropiane:

Angli – asnjë veprim i ndërmarrë në për ndeshje, vetë takim midis Manchester City-t dhe Arsenal është shtyrë.

Skoci – asnjë veprim i ndërmarrë, klube vlerësojnë politikat e sigurimeve

Republika e Irlandës – asnjë veprim i ndërmarrë

Spanjë – të gjitha ndeshjet e La Ligas dhe kampionateve të tjera në vend o të zhvillohen me dyer të mbyllura për dy javët e ardhshme

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 2025, rikthimi i tretë apo beteja e fundit politike e Sali Berishës?

Itali – të gjitha ndeshjet e futbollit të pezulluara së paku deri më 3 prill pas urdhrit të qeverisë

Francë – të gjitha ndeshjet e Ligue 1 do zhvillohen me dyer të mbyllura ose me 1.000 njerëz ose më pak deri më 15 prill

Zvicër – Liga Zvicerane e futbollit e pezulluar së paku 23 Mars

Gjermani – Për herë të parë në historinë e Bundesligës ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve

Portugalia – e vendosur të jetë e kufizuar në 5,000 ose më pak mbështetës, alternativa për të cilën diskutohet është zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura

Austri – të gjitha aktivitetet me më shumë se 500 persona do të anulohen, ka të ngjarë që edhe ndeshjet të shkojnë drejt dyerve të mbyllura bazuar në verdiktin LASK për lojë kundër Manchester United

Holandë – nuk ndërmerret asnjë veprim, të gjitha ndeshjet mbeten të arritshme për mbështetësit

Belgjikë – asnjë veprim i ndërmarrë në lidhje me ndeshjet, autografet dhe shtrëngimet e duarve për lojtarët me tifozët të ndaluara

Rusia – asnjë veprim i ndërmarrë, gjithashtu kundërshtoi sugjerimin e ndalimit të shtrëngimeve të duarve midis lojtarëve para fillimit të ndeshjeve

Danimarka – asnjë veprim i ndërmarrë në ndeshje, Brondby karantinoi 13 persona duke përfshirë një lojtar, pasi ish-ndërkombëtari Thomas Kahlenberg, i cili ishte në ndeshjen e tyre të fundit, rezultoi me Covid-19

Greqi – dy raundet e radhës të play-offeve të Superligës Greke do zhvillohen pa tifozë, pra me dyer të mbyllura

Polonia – të gjitha ndeshjet e Ligës kryesore në vend do të luhen pas dyerve të mbyllura

Bosnja – dy raundet e ardhshme kategorisë kryesore do zhvillohen pa tifozë

Shqipëri- të gjitha aktivitet sportive në vend do mbahen pa mbështetës deri më 3 prill

Vetëm ndeshja e Liverpool me Atletico Madrid dhe RB Leipzig kundër Tottenham Hotspur lejuan hyrjen e mbështetësve në stadium po ashtu pritet që edhe vizita e Manchester Cityt nga Real Madrid të ketë praninë e mbështetësve në stadium.

Zvicra ishte ndër vendet e para që ndërmori një veprim vendimtar pas shpërthimit të virusit, pasi të gjitha ndeshjet në repartin më të lartë zviceran u pezulluan deri në të paktën 23 mars.

Në Bundesligë, vendimi u mor për të dhënë përparësi në sigurinë për javët në vijim me derbin e hidhur të Dortmundit me Schalke, për të qenë pas dyerve të mbyllura në fundjavë.

Holanda dhe Belgjika ende nuk janë duke shkuar pas dyerve të mbyllura, por lojtarëve u është thënë të mos bashkëveprojnë me mbështetësit përmes autografëve dhe fotove.

Liga e Bosnjës do të jetë me dyer të mbyllura për dy javët e ardhshme, e cila përfshin derbin e Sarajevës të pritur me padurim, i cili nuk do të ketë praninë e asnjë tifozi në stadium.

Në Portugali u bë një njoftim, i cili bënte me dije vendimin për të kufizuar spektatorët në 5,000 ose më pak në ngjarje madhore me një vendim për t’i mbajtur tifozët jashtë tërësisht si alternativë, nëse virusi do të vazhdojë të përhapet.

Në Danimarkë, Brondby karantinoi 13 anëtarë të stafit, duke përfshirë një lojtar dhe një anëtar të stafit stërvitës javën e kaluar pasi Thomas Kahlenberg u diagnostikua me virusin vdekjeprurës dhe ai ishte duke ndjekur ndeshjen e skuadrës në fjalë dhe kishte qenë në kontakt me një pjesë të stafit e lojtarëve.

Premier League ruse po kalon këtë moment të vështirë në të cili ndodhet e zhytur Evropa pa ndikim dhe vendimi u mor për të vazhduar ndeshjet me shtrëngimin e dorës para ndeshjes, pavarësisht se pjesa tjetër e Evropës zgjodhi të kufizojë sasinë e kontaktit fizik midis lojtarëve.

Vendimi i Greqisë ishte që të vendosen dy raundet e radhës të play-off -eve të kategorisë së lartë pas dyerve të mbyllura, ndërsa Polonia pritet të mbajë tifozët jashtë ndeshjeve të ardhshme të ndarjes së parë.

Të gjitha vendimet e marra nga shtetet në fjalë në lidhje me vazhdimësinë e kampionateve të futbollit të tyre si dhe mënyrën e zhvillimit mund të konsiderohen të përkohshme, pasi një përkeqësim i situatës siç ka ndodhur në Itali mund të çonte deri në mbylljen e tyre për një periudhë kohore, duke çuar kështu edhe në shtyrjen e garave evropiane kryesore si Champions apo Europa League të sezonit të ardhshëm.

/Nga Katerina Tafa/Gazeta Fjala/

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV