Mbyllet qarkullimi i automjeteve në disa qytete, Rama: Kjo luftë nuk fitohet ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një komunikim me mediat ku ka bërë publike masat e shtuara për të luftuar koronavirusin.

Përveç thirrjeve të shumta për të treguar kujdes dhe për të respektuar dhe ndjekur me kujdes rregullat e kërkuara nga çdo person, Rama ka bërë me dije se qarkullimi i automjeteve private dhe atyre publike do të mbyllen në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë këtu Shkodrën, Lushnjen, Lezhë, Elbasan, Fier, Vlorë, Tiranë e Durrës.

Këto thirrje kryeqevritari i ka bërë edhe përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan si fillim se kërkon 1000 herë ndjesë, por sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër.

Ai shtoi se edhe “call center-at” e fasoneritë dot qëndrojnë të mbyllura deri në këtë afat.

“NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE?

? NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE ATYRE TË TRANSPORTIT NDËRURBAN, DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT APO ANASJELLTAS NGA TIRANA DHE DURRËSI DREJT ZONAVE TË TJERA TË VENDIT

? NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT

? NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË

? QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA

? KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMIT JANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLËZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRUSIT MBI NE DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË

Lexo edhe :  Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

? KY ËSHTË NJË “GRIP” QË DO TË PREKË SHUMË PREJ NESH! 80% E ATYRE QË DO TË PREKEN DO TA KALOJNË PA ASNJË SHENJË. KJO DO TË THOTË SE GJITHKUSH NGA NE MUND TA KETË, PRANDAJ EDHE PSE NUK NDJEJMË ASGJË, NA TAKON TË GJITHËVE TË MBROJMË TË MOSHUARIT E TË SËMURËT RROTULL NESH, SEPSE PO E TRANSMETUAM TEK ATA U KEMI “ BËRË PESHQESH” NJË HALL TË MADH

? NDËR ATA QË KANË SHENJA, JANË SHUMË MË PAK ATA QË BËHEN PËR SPITAL, SEPSE SHUMICA E KALON ME SIKLETET E NJË GRIPI TË ZAKONSHËM DHE NDËR ATA QË PËRFUNDOJNË NË SPITAL SHUMICA SHËROHEN, POR PRAPËSEPRAPË ASKUSH NGA NE NUK MUND DHE NUK DUHET TË VERË BAST ME PROBALITETIN TEJET TË ULËT QË AI/AJO APO I AFËRMI I TIJ/SAJ TË HYJË TEK ATA QË MUND TË HUMBASIN EDHE JETËN! NË ASNJË MËNYRË JO. KURRËN E KURRËS!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE MADJE!

? KAM BESIM DHE KINI BESIM: NUK KEMI NË DORË TA VRASIM ARMIKUN E PADUKSHËM QË NA RROTULLOHET TË GJITHËVE, DUKE KËRKUAR PENGJE NË SHTËPITË TONA, PO KEMI NË DORË TA LODHIM DERISA TA MUNDIM DUKE NDIHMUAR NJËRI-TJETRIN DHE ME NDIHMËN E ZOTIT, TË DIELLIT E TË RRITJES SË TEMPERATURAVE!

? PËRVEÇ VETËDIJËSIMIT SA MË TË SHPEJTË, KUFIZIMIT SA MË DRASTIK TË LËVIZJEVE TË PËRDITSHME, RESPEKTIMIT TË KËSHILLAVE TË AUTORITETEVE SHËNDETËSORE DHE SOLIDARITETIT KOMBËTAR, DUKE U BËRË NJËSH SHTET/QYTETARË, ASGJË TJETËR S’NA DUHET DHE ASGJË TJETËR S’NA NDIHMON DOT.

BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT!”- tha kryeministri Edi Rama./Fjala.al/

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV