Mos e lejoni veten të përdoreni nga një virus i pamend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erion Kristo

Unë jam mbyllur në shtëpi që të hënën. Kam dalë veç për blerje, natën dhe me kujdes maksimal. Kur kam ardhur në shtëpi kam bërë dush. Kam ndaluar çdokënd të vijë në shtëpi, madje dhe vjehrrin, gjë e padëgjuar kjo. Nuk është puna ta kuptosh vetë gravitetin e situatës. Duhet t’ua shpjegosh dhe njerëzve që vazhdojnë me zakonet e tyre. Duhet durim elefanti.

Sot as puç puç mos thoni nëpër telefona. Harrojeni puçjen. Jemi të gjithë mbartës potencialë. Nuk e di si do ndiheni kur ju t’ua ngjisni kovidin dhe njerëzve tuaj të afërt. Sot roli parësor është i psikologëve dhe sociologëve. Ata duhet të shpërndajnë këshilla online, pasi të jenë konsultuar. Ka shumë ankth.

Qeveria pasi të marrë dhe masa me karakter ekonomik, duhet të mbyllet. Ata ushtarët rrugëve që të pyesin ku ke qenë, për të të vënë gjobë 5000 euro, të hiqen urgjent. Drejtori i Policisë me Shefin e Shtabit të Ushtrisë që dalin pa maska rrugëve janë gabim. Më pëlqeu fjalimi i parafundit i Kryeministrit. Sikur mi kishte lexuar mendimet.

Duhen marrë masa për njerëzit që nuk marrin dot masa. Shikoni punonjësit e fasonëve se po lënë nam pronarët. Falënderoj gjithë ata sipërmarrës humanë që pezulluan aktivitetet. Duhet që njerëzit të paguhen që të jetojnë.

Është situatë ekstreme dhe e panjohur. Po kështu ka qenë gjithmonë me epidemitë. Me disa javë të mbyllur do ja dalim. Të kujdesemi për njerëzit që nuk kanë mundësi. Të vazhdojë rregulli i larjes së duarve, nëse nuk doni që t’iu lajë dikush tjetër. As me këmbë mos u përshëndetni, por ndoshta si komunistët me grusht, nga larg.

Lexo edhe :  Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Sot jemi në dorën e mjekëve, siç ishim në hyqmin e inxhinjerëve pas tërmetit. T’ua lehtësojmë punën. Kujdes maksimal për fëmijët dhe për shkollimin e tyre. Tani kuptojeni saktë këngën: Nën portokalle, bien lulet e limonit. Mos i ndani nga vetja. Maskat bëjini dhe vetë, si në kohërat e vjetra. Mos neglizhoni asnjë përpjekje. Jemi ende në kohë. Ky dreq virusi është shumë i fortë. Po ne kemi mendjen, kemi njëri-tjetrin.

Mos e lejoni veten të përdoreni nga një virus i pamend.

Sqaroni të pasqaruarit.

-PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI

Të fundit

Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s’ka kthim pas

Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve...

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

Lajme të tjera

Web TV