“Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare”/Çfarë po paralajmëron Sandër Lleshaj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një videoje të publikuar në Facebook thekson se orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare ndaj situatës së krijuar nga koronavirusi.  Për këtë arsye kontrolli i policisë në pikat kufitare do të mobilizohet edhe më shumë.

Lleshaj i kërkon qytetarëve të tjerë të qëndrojnë në shtëpi dhe të bashkëpunojnë.

Statusi i Sandër Lleshajt: Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi.

Policia, e mbështetur nga ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin. Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë.

Të fundit

Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Ohërin, ku u takua me Presidenten Siljanovska-Davkova për të diskutuar bashkëpunimin bilateral mes Shqipërisë dhe...

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve. Ndryshe nga ditët...

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të...

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Lajme të tjera

Web TV