Kryeministri Edi Rama, njofton pezullimin e shërbimit të transportit publik duke filluar nga mesdita e sotme si një masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Gjithashtu Rama, vuri në djeni se është menduar edhe për mjekët dhe infermierët, për të cilët do të bëhet gati një transport dedikuar atyre.
Në kuadër të koronavirusit, Covid-19, qeveria ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së tij. Ndër to ishte dhe pezullimi i shërbimit të transportit public për qytetin e Tiranës dhe Durrësit./Fjala.al