Tmerr në Serinë A, konfirmohet futbollisti i dytë me koronavirus

Një tjetër futbollist që aktivizohet në Serinë A ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Pas mbrojtësit të skuadrës së Juventusit Daniele Ruganit tashmë mësohet se dhe sulmuesi i Sampdorias, Manolo Giabbiadini ka rezultuar pozitiv me Covid-19 .

Rasti i Ruganit çoi në garantimin e skuadrës së Juventusit dhe asaj të Interit që kishte zhvilluar ndeshje pak ditë më parë me bardhezinjtë.

Ndërsa tashmë izolimit i është bashkuar dhe ekipi i Sampdorias, duke e ngritur kështu akoma më shumë alarmin në Itali.

Duhet rikujtuar se të prekur nga virusi i rëndë ka dhe në La Liga, nga ku Real Madrid njoftoi se një nga lojtarët e vet, emrin e të cilit nuk e bëri publik është prekur nga koronavirusi./Fjala.al/