Koronavirusi/20 veprimtari që mund të bëni të mbyllur në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meqë për të gjithë botën janë marrë masa në kohën e Koronavirusit, i cili i pashpirt po godet të gjitha grupmoshat, duket se qëndrimi në shtëpi është i duhuri për tu mbrojur.

Merreni si një kohë relaksi dhe vetëm pozitivitet.

Po ju sugjerojmë veprimtari që mund t’i bëni në ambientet e shtëpisë suaj:

1. Perfeksiono kafenë turke.

2. Luaj letra/shah/domino.

3. Sistemo garderobën.

4. Sill në terezi kuzhinën dhe frigoriferin.

5. Mëso kërcimet e Tik Tok.

6. Lexo gjithë librat që ke blerë dhe s’i ke prekur me dorë.

7. Shiko një serial me 9 sezone: The Office, How I Met Your Mother, Friends, Seinfeld

8. Shkarko Duolingo dhe fillo mëso italisht/gjermanisht/spanjisht/ç’t’ju dojë zemra.

9. Lyhu dhe bëj foto për Instagram ose për qejf.

10. Eksperimento me rutinën e kujdesit ndaj lëkurës. Bëj tre maska brenda një dite. Vër dy serume poshtë hidratuesit. Gjej dhe përdor kremin e trupit që ke harruar në cep të sirtarit.11. Bëj diçka që e bëje në fëmijëri dhe të pëlqente. Për shembull, kopjoni skica të thjeshta dhe ngjyrosini apo bëni postera për t’i varur në mur.

12. Nisni të mbani ditar në një nga blloqet që ju janë grumbulluar në shtëpi

13. Provoni pozicione të reja seksuale, gjeni kamasutrën online, s’keni asgjë më të mirë për të bërë.

14. Provoni receta të reja me çfarë keni në frigorifer.

15. Shihni dhe organizoni fotot e lara të familjes.

16. Meditoni dhe pastaj acarohuni se ju duket shumë e vështirë.

17. Bëni yoga në kushte shtëpie. Mos kapni keq asnjë muskul. Kjo është një sfidë.

18. Flini gjumë të thellë, ndjellës, të pandërperë, pa alarm

Lexo edhe :  Fejohet mbesa e Princeshës Diana, merr propozimin romantik për martesë në Santorini

19. Rrini kot me sy hapur duke parë qiellin. Lerëni mendjen të shkojë ku të dojë.

20. Shkruani poezi, tekste këngësh, histori të shkurtra, romane.

Të fundit

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati...

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

Lajme të tjera

Web TV