Arteta me koronavirus, reagimi i trajnerit të Arsenal-it kur e zbuloi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë u tronditën kur doli lajmi se menaxheri i skuadrës së Arsenal-it, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

E gjithë bota është në gjendje pandemie dhe në shumë vende nga virusi i rëndë janë prekur numër i konsiderueshëm lojtarësh, presidentësh klubesh e trajnerësh.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes të së enjtes Arsenal konfirmoi se edhe trajneri i tyre  ka dalë me koronavirus. Klubi londinez ka futur gjithë stafin, duke përfshirë zyrtarë e futbollistë në izolim.

Tekniku spanjoll ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin pozitiv, por ishte i detyruar ta bënte testin pasi ishte ndjerë keq.

“Kjo që më ka ndodhur vërtetë është shumë zhgënjyese. E bëra testin pasi u ndjeva keq. Duhet t’i ndjek udhëzimet tani dhe shpresoj të rikthehem sa më shpejtë në punë”,- tha trajneri i Granit Xhakës për faqen zyrtare të klubit.

Megjithatë deri më tani Premier League, kampionati më i madh i futbollit në Angli nuk ka marrë asnjë masë dhe ndeshjet janë duke u zhvilluar me dyer të hapura, ndërsa për shtyrjen e tyre nuk bëhet fjalë./Fjala.al/

PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI

Të fundit

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV