Fevzo si motori Sal Zaltës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ilir Demalia/ Për ata që nuk e dinë, flas për të rinjtë dhe të ardhurit e pas 90-ës në Tiranë, Zalta kishtë një motorr në atë kohë të zbukuruar me drita, fenera, bishta dhelpere. . . kur dilte motorri Salës, ishte si Pema e Vitit të Ri.

Kam 30 vjet që shikoj emisione të ndryshme nga perzantues (anchor) të medias amerikane, duke filluar me legjendën Larry King, Peter Jennigs, Wolf Blitzer, Bill O’Reilly, Barbara Walter, Christiane Amonpour, Brian Williams, Anderson Cooper e të tjere, të cilët variojnë me pasuri nga të ardhurat 30- 200 milon dollar me rroga vjetore nga 1 milion deri në 20 milion dollar në vit. Kurrë nuk i kam parë shenja vanitoziteti, të një strukture dhe mendësie provinciale kulturore dhe varferie professionale si shfaqje e një karshilliku të kokave bosh, të prezantuesve dhe prezantueseve shqiptare botoksiane, ku qëllimi kryesor dhe preukopimi i vetëm I çfaqjeve të tyre, është se si do ti çfaqin sa më shumë aksesoret dhe xhestikulacionet e tyre. Ajo çfarë ata kanë si mision mediatik i pushtetit katërt që fatkeqësisht nuk janë të tillë nuk ka lidhje me atë çka ata çfaqen nuk ekziston.

Këta shërbëtorë të bashkëpunimit kriminal politik të lidhjeve oligarkike me politikën median dhe botën e krimit, kanë krijuar Trekëndëshin Bermudës shqiptare ku po e zhysin vendin në varfëri dhe injorancë dhe Shqipëria po zbrazet si popullsi.

Ky narcicizem i këtyre provincialëve kulturorë me strukture psiqike komunisto-demo(n)kratike dhe kapistall-liste, janë kthyer në një neveri e gjallë për njerëzit si kllounada më e shëmtuar e ekraneve.

Fevzo është kampioni i vanitozitetit dhe narcititetit, i cili është i pangopur me protogonizmin e tij të çfaqjes si motorri Sal Zaltës apo pema e Vitit te ri, apo në kërcimet në studio si Ariu Tahir Baçovës.

Lexo edhe :  200 euro për 2 shtretër dhe 1 çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

Fevzo, gjatë gjithë kohës e ka mendejen të paraqesë orën Rolex në dorën e majtë dhe atë Apple në dorën e djathtë, dhe celularin Vertue Signature, duke kërcyer si gjel që nuk i zë bytha vënd nga një cep në një cëp tjetër të studios, duke i prerë fjalën të ftuarve, duke i bërë pyetje mbi pyetje e i trajtuar të ftuarit pa pikën e respektit dhe dinjitetit të personit si bashkëbisedues.

Shumë të përhershëm analistë apo. . . qe i shkojnë Fevzos e meritojnë atë trajtim së ashtu kanë qenë dhe janë edhe ata.

Janë njerëz pa dinjitet dhe integritet. Për ata të cilët më ka ardhur keq, kanë qenë ata specialiste dhe profesionistë gjatë Termetit dhe tashti me CORONA Virus që i kanë kushtuar jetën me studime dhe kërkime fushave të tyre dhe ky motorri Sal Zaltës, që nuk pushon për të çfaqur vanitozitetin dhe narcicizmin e tij, i priste fjalën dhe llomotiste. Ky i gjithëditur dhe i kudo ndodhur si pema e Vitit te Ri apo motorri Sal Zaltës i sajuar me llamarina dhe drita llamburitëse por që nuk ndriçojnë.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV